Shoferi ishte "tapë", pasagjeri tenton të korruptojë policin, por e pëson keq (VIDEO)
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi ai ka tentuar që ti korruptonte, pasi drejtuesi i mjetit në të cilën udhëtonte ishte në gjendje të dehur. Policia kishte vënë re se drejtuesi i mjetit, një 36 vjeçar, po kryente lëvizje të çrregullta, ndaj i është kërkuar që të ndalonte. Pas kryerjes së dy testeve të alkoolit, rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit. Shtetasi Fation Meta, i cili ishte dhe pasagjer i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore dy kartmonedha me prerje 2000 dhe 1000 lekë të reja, me qëllim që të mos gjobitej dhe të mos dilte në komision drejtuesi i mjetit.

"Arrestohet në flagrancë pasagjeri i cili iu ofroi punonjësve të policisë rrugore 3 mijë lekë të rinj, me qëllim që punonjësit e Policisë mos të plotësonin masën administrative për OASh për drejtuesin e automjetit, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.

Më datë 15.01.2017, Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Fation Meta, 31 vjeç, banues në Mamurras.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë, para Hotel “Dajti”, është konstatuar nga punonjësi i Policisë Rrugore se mjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin G.H, 36 vjeç, po kryente lëvizje në mënyrë të çrregullt në rrugë dhe pasi është ndaluar nga punonjësit e policisë, i janë kërkuar dokumentat e mjetit dhe lejen e drejtimit, si dhe i është nënshtruar testit të alkoolit.

Pas kryerjes së dy testeve të alkoolit, rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe për këtë do paraqitej në OASH.

Shtetasi Fation Meta, i cili ishte dhe pasagjer i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore dy kartmonedha me prerje 2000 dhe 1000 lekë të reja, me qëllim që të mos gjobitej dhe të mos dilte në komision drejtuesi i mjetit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy kartmonedhat, ku njëra ishte me prerje 2000 lekë dhe një me prerje 1000 lekë të reja.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2017, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori