Rrugëtimi jetësor i femrave të suksesshme (VIDEO)
“Gjithçka fillon nga ju, pa marrë parasysh se ku shkoni”, “Nuk duhet të jeni më të mirë se të tjerët, bëhuni vetvetja”.

Këto janë mesazhet që përcollën disa nga femrat më të suksesshme në Maqedoni në prag të shënimit të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit.

Fatime Fetai nënë e dy fëmijëve, një prokurore e suksesshme me karakter të fortë ndryshoi perceptimin e femrës në shoqërinë tonë por kjo femër nuk lindi prokurore asaj iu deshën një sërë sfidash për të arritur majat.

Sfidat janë dhjetëfish më të vështira kur hapat e suksesit duhet të t’i kalosh në mjedisin e një shoqërie shumë konservative.

Në panelin e diskutimit me temë “Gratë në jetën publike” të organizuar nga Organizata “Demokracy Lab” ishin edhe femra të tjera për të cilat rruga drejtë suksesit nuk ka qenë e shtruar me lule.

Iva Matikj është femra e parë pilote në Ushtrinë e Maqedonisë, Mersiha Smailovic aktiviste humanitare për të drejtat e refugjateve dhe Angelka Peeva Laurençki drejtoresh e Image-PR rrëfyen se nëse ke ambicie të madhe nuk mundet të të pengojë asgjë për të qenë e suksesshme dhe për të arritur të dëshiruarën./Alsat-M/
Shtuar më 07/03/2017, ora 21:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori