Rrugët e Graçanicës pastrohen nga Serbia (VIDEO)
Rrugët e komunës së Graçanicës janë duke u pastruar nga kompaniaMagjistralja” nga Beogradi.

Siç shihet edhe në këtë video, rrugët në Komunën e Graçanicës po pastrohen nga makina me regjistrim të Beogradit.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në këtë komunë, Zoran Danillovic,kjo bëhet vetëm në raste emergjente dhe pa asnjë ngarkesë buxhetore.

Magjistralja është e regjistruar si kompani në Beograd dhe pagesat e tyre i bënë Serbia. Ndërkaq komunës së Graçanicës i ndihmojnë pa pagesë në mënyrë vullnetare”, tha Daniloviç për Klan Kosova.

Kompania “EuroPark" është e angazhuar që të pastrojë të gjitha rrugët e kësaj komune, por kompania serbe “Magjistralja” është angazhuar si ndihmesë nga qeveria në Beograd./albeu.com/


Shtuar më 06/01/2015, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori