"Rruga e Rilindjes së Shëndetësisë, një sfidë tejet e vështirë" (VIDEO)
Kryeministri Rama, përmes një statusi në Facebook shprehet se rruga e Rilindjes së Shëndetësisë mbetet një sfidë tejet e vështirë, por krahasuar me 3 vjet më parë, situata ka ndryshuar. Ky reagim vjen si përgjigje lidhur me akuzat e opozitës për sistemin shëndetësor.

"Rruga e Rilindjes së Shëndetësisë mbetet një sfidë tejet e vështirë, por krahasuar me 3 vjet më parë...

Një lajm i keq nga ky sektor përhapet menjëherë dhe bashkë me emocionin e natyrshëm negativ për fatkeqësinë e dikujt apo pakujdesinë ndaj dikujt, ushqen perceptimin e trashëguar në vite se shërbimi shëndetësor në Shqipëri vazhdon po njësoj.

Por e vërteta është se edhe shëndetësia, ashtu si çdo sektor, ka hyrë në një proces reformimi të thellë, ku njerëzit në nevojë për shërbim shëndetësor kanë përjetuar plot ndryshime pozitive dhe jo vetëm probleme të trashëguara ende të pazgjidhura.

Ja një ndër shumë shembuj, se si janë shpëtuar apo lehtësuar jetë njerëzish në nevojë për kujdes shëndetësor", shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2016, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori