Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kumanovë, qytetarët nuk respektojnë oraret (VIDEO)
Kumanova po kryeson me numrin e personave të infektuar me koronavirus, menjëherë pas Shkupit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm për një ditë në këtë qytet janë shtuar edhe 21 raste të reja, duke e rritur shifrën në 114. Kurse është shtuar edhe 1 viktimë nga ky rajon. Bëhet fjalë për një 56 vjeçar nga Rramanlia, i prekur me virusin Covid-19, i cili ishte i shtrirë në Spitalin “8 Shtatori”, pasi u diagnostikua me CoVid-19 më datën 1 Prill.

Ndërkaq, në Kumanovë po vazhdon ora policore, e cila ka nisur të premten në orën 21:00 dhe e njejta do të zgjas deri të hënën në 05:00 të mëngjesit. Prej atë ditë dhe deri sot në 07:00 të mëngjesit sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë regjistruar 14 shkelje të orës policore.

MPB

“Nga periudha e orës 21:00 të datës 03.04.2020 deri në orën 7:00 të ditës së sotme, në territorin e Kumanovës janë regjistruar 14 shkelje të masës së ndalimit të lëvizjes. Janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përmes të cilave 12 persona janë privuar nga liria, kurse për 2 persona janë marrë të dhënat. I bëjmë apel qytetarëve që ta respektojnë ndalimin e lëvizjes, sepse mosrespektimi do të snaksionohet në pajtim me nenin 205 dhe 206 nga Kodi Penal”.

Ndërkaq, nga komuna e Kumanovës kërkojnë që Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të bëjë vlerësim se sa persona nga eprsoneli mjekësore nëpër reparte në spitalin e Kumanovës janë me koronavirus dhe në bazë të asaj të rregulloj punën e spitalit.

Komuna e Kumanovës

“Kërkesë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në Ministrinë e Shëndetësisë që të bëjë vlerësim të përgjithshëm të situatës në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës për numrin e rasteve pozitive në personelin e spitalit nëpër reparte dhe të japë mendimin e tyre për funksionimin e kapaciteteve të spitalit në këto rrethana”.

Ata po ashtu kërkojnë që MPB të dorëzoj listë të personave nga Kumanova, të cilët janë lajmëruar për tu kthyer në Maqedoninë e Veriut si dhe kërkojnë që shtabi i krizës në Qeveri të obligoj persona nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, që në mënyrë të drejtëpërdrejtë të përfshihet në punën e shtabit komunal për menaxhim me epideminë.

Ora policore në Kumanovë gjatë ditëve të punës, do të nisë prej orës 16:00 dhe vazhdon deri në orën 05:00 të ditës tjetër.


/Shenja/
Shtuar më 05/04/2020, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori