Arrestimet e SPAK për inceneratorët, Tabaku: Hap përpara, por nuk mjafton, të reagohet ndaj njerëzve me pushtet

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimeve të SPAK në lidhje me inceneratorët.

Ajo tha se është për t’u përshëndetur por thekson se kjo nuk është e mjaftueshme.

“Kushdo që ka qenë i interesuar për aferën e inceneratorëve, sot ka pasur një zhvillim të ri, një zhvillim i parë në drejtim të punës së komisionit hetimor, është shpresëdhënës. Nuk është e mjaftueshme. Në gjykimin tonë, sot me lëvizjet dhe ndalimet e incenerataorit të Fierit, ka pasur një hap përpara.

Ky hap nuk është i mjaftueshëm. Pas një pune 4 mujore të Komisionit Hetimor, pas 11 kallëzimeve të dorëzuara në SPAK, pas një raporti prej 120 faqësh me 112 fakte që tregojnë lidhjen në aferën prej 430 milionë eurove ku janë përfshirë, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, SPAK ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë duke përsëritur akuzat ndaj ish-Ministrit Lefter Koka. Nuk është e mjaftueshme.

Presim që SPAK të tregojë guxim dhe t reagojë ndaj njerëzve me pushtet. Presim që SPAK të tejkalojë përtej pushtetit pooliutik dhe të bëjë detyrën për të cilin e kemi votuar. Në njoftimin që mora nga SPAKJ. Janë çuar ashtu siç kemi kërkuar, janë arrestuar disa persona, Pëllum Abeshi, Florian Muçaj është zotëria që ka dëshmuar në komisionin hetimor administrator i ALb Petrolit.

Arenc Myrtezani, ish-administratori i kompanisë së Fierit. Sabina Cenameri dëshmoi e para, ishte e stresuar dhe Etleva KOndi që ka qenë anëtare e komisionit të Fierit”, tha Tabaku./albeu.com


Shtuar 29.03.2022 11:47