Rrëfen truproja i Hitlerit: Ja momentet e fundit të jetës së Fuhrer-it (FOTO & VIDEO)

Rochus Misch mund të konsiderohet pa frikë si dëshmimtari i fundit i momenteve të fundit të jetës së një diktatori si Adolf Hitleri.

Ai ishte bodyguard-i personal i Fuhrer-it si dhe njëriu më besnik i tij, si dhe ka treguar për mediat e huaja edhe dëshminë e tij të fundit për momentet më delicate të jetësHitlerit.

Duke qenë një 'nxënës' korrekt i mësimeve të Führer-it të tij, si dhe njeriu që pa ngritjen dhe rënien e njeriut më të jashtëzakonshëm të Gjermanisë Naziste, Rochus Misch, ka zbuluar disa nga detajet intime dhe tepër private të jetës së çiftit Hitler-Braun, shoqëruar kjo edhe me foto.

Truproja personale e Adolf Hitlerit, Rochus Misch, ofron një vështrim intim në jetën e diktatorit nazist.

Nëpërmjet fotove origjinale ai tregon detaje nga jeta e Hitlerit dhe Eva Braun, ku ndër të tjera ata shihen tek rrijnë në tarracën e rezidencës në Berghof, Bavari.

Në grupin e fotografive të pabesueshme është dhe takimi i fundit midis Fyhrerit dhe trupave të tij naziste që po luftonin për mbajtjen e Berlinit.

Misch ka qenë njeriu i fundit që e pa Hitlerin të vdekur kur trupi i tij ishte ende i ngrohtë dhe siç ka thënë dhe ai vetë: "Sytë e tij ishin ende të hapura dhe koka e tij kishte rënë përpara", përcjell "Mapo.al". /albeu.com/


Shtuar më 21/03/2017, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori