Shkon në 32 numri i viktimave të
aksidentit ajror në
Siberi ku
aeroplani rus me 43
persona në bord u rrëzua pak pas ngritjes në fluturim. Si pasojë e
aksidentit janë plagosur edhe 11
persona ku 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Aeroplani ATR-72 ishte nisur nga Tyumen dhe kishte destinacion qytetin Surgut.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit ndërkoh që Ministria e Transportit ka nisur hetimet ndërsa pritet që të analizohet edhe kutia e zezë për të zbardhur shkakun e
aksidentit. /albeu.com/
Ja
avioni i rrëzuar:
Shtuar më 02/04/2012,
ora 14:24