Rrezikoi jetë njerëzish, Kejvina Kthella rrezikon burgun (VIDEO)
Pëlqej
Kejvina Kthella, velina e Xing me Ermalin është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara në Shqipëri.

Nga një modele pak e njohur, tashmë është një ndër më të ndjekurat edhe në rrjetet sociale, aty ku reklamon jetën e luksit që bën. Por Kejvina ka gabuar rëndë.

Siç mund ta shihni në videon e bashkëngjitur lajmit, Kejvina po udhëton në makinën e saj dhe shpejtësia është e frikshme, raporton albeu.com.

Ajo po udhëton me 156 km/h, shpejtësi e cila është shumë larg normës që lejohet të udhëtosh në Shqipëri, dhe një burim i sigurt aksidenti.

Rikujtojmë se mbrëmë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, Kejvina pësoi aksident.

Ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë lëndim fizik por ka shtuar se makina e saj "Range" i kuq është dëmtuar shumë. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2018, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori