Rrezikohet kryeministri i Rusisë, bie zjarr në sallë (VIDEO)
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev dhe disa pjesëmarrës të një forumi në një qendër inovacioni në qytetin e Skolkovos, janë evakuuar pasi shtëllunga të mëdha tymi shpërthyen në ndërtesë, raportojnë mediat ruse.

Sipas "RT", kryeministri Medvedev dhe një pjesë e stafit të tij u larguan menjëherë nga ndërtesa për për arsye sigurie.

Njësia e mbrojtjes nga zjarri tha se incidenti u provokua nga një qark të shkurtër brenda një kupolë në majë të ndërtesës.

"Në fillim, unë mendova se ajo kjo zhurmë ishte duartrokitje," ka thënë Ryan Chilcote, i cili po prezantonte diskutimin. /albeu.com/





Shtuar më 26/10/2016, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori