Rrëfimi i luftëtarit shqiptar: Ja si u plagosa dhe vuajta në burg në Siri (VIDEO)
Pëlqej
Një i ri shqiptar që ka luftuar në kampet e luftës në Siri ka rrëfyer se çfarë lufte po bëhet në shtetin sirian dhe për gjendjen atje.

Rrëfimi i tij, që nuk dihet saktësisht se kur është regjistruar , rezulton të jetë hedhur si video në internet më 21 mars të këtij viti.

"Kam qenë pjesë e një grupi të dobët, që nuk kishim shumë ushqim, as shumë armatim. Përvoja në Siri si luftëtar nuk mund të harrohet. Para nisjes, jemi trajnuar ushtarakisht që të ishim gati për të luftuar", ka rrëfyer mes tjerash djaloshi.

I riu thotë se në këtë luftë ku mori pjesë është plagosur dhe se ka vuajtur edhe 20 ditë në burg. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2014, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori