Rrëfime nga Klinika infektive në Shkup ku luftohet me Covid 19 (VIDEO)
Ekipi i televisionit Telma ka realizuar reportazhe në Klinikën InfektiveShkup, ku kanë paraqitur pamje tmerruese nga të sëmurit me virusin COVID-19.

Kumanovari Zaim Selmani nga Kumanova ka folur haptas para kamerave. Si prind i dy fëmijëve, ka qenë i hospitalizuar në gjendje të rëndë me 99 për qind mosfunksionim të mushkërive shkaku i virusit.

Si shumë të tjerë, ai nuk kishte besuar se koronavirusi ekziston.

“Erdha i vdekur. Mjekët më shpëtuan jetën. I falenderoj Zotit. Tash më presin fëmijët në shtëpi”, thotë Selmani derisa nuk i përmban lotët.
Shtuar më 02/06/2020, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori