Ronela Hajati zbulon videon e 17 viteve më parë: M'u mbushën sytë me lot (VIDEO)
Ronela Hajati ka nisur karrierën e saj në një moshë fare të re dhe me siguri të gjithë e kujtoni kohën kur ajo konkurronte në spektaklin “Star Academy”. Mirëpo hapat e parë ajo nuk i hodhi pikërisht aty, sepse si fillim këngëtarja ka marrë pjesë në emisionin e famshëm të talenteve “Ethet e së premtes”.

Atë kohë Ronela ka qenë vetëm 13 vjeçe dhe sot ka ndarë një video të rrallë nga audicionet e saj në këtë spektakël. Ajo ka treguar se videoja që ka gjetur në arkiva e ka emocionuar shumë dhe në fund i ka bërë një urim shumë të sinqertë vetes së saj.

“Ishin ‘Ethet’ e para dhe kur kam fituar këtë fazën jam hedhur përpjetë nga gëzimi si kurrë ndonjëherë! M’u mbushën sytë me lot kur e pashë, ndoshta nga naiviteti, dashuria e madhe dhe ëndrrat e pafundme për muzikën, e nëse do kisha mundësi do e përqafoja veten fort kur shoh sa shumë gjëra kanë ndikuar në karakterin tonë! Ama shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e kam të njëjtën … si ditën e parë që pashë kamerat kur u ndezën! Kam qenë vetëm 13 vjeç dhe më konsideronin si ‘përjashtimin’ e konkursit se isha shumë e vogël…. sot pas 17 viteve i lutem Zotit për shëndet e jetë të gjatë se Ronela e vogël e meriton t’i realizojë gjithë ëndrrat e saj!”, ka shkruar Ronela.

Siç shihet nga imazhet koha nuk ka ndryshuar asgjë në portretin e këngëtares, sepse ajo vazhdon të mbetet po e njëjta me atë vajzën e ëmbël 13-vjeçare.

Shtuar më 20/10/2020, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori