Ronela Hajati ndalohet nga policia gjatë intervistës në transmetim Live (VIDEO)
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati ka qenë e ftuar në emisionin “Syri keq” në Syri TV.

Ajo tregoi gjatë intërvistës se e ëma nuk i ka folur për 6 muaj, për shkak të performancës së saj në Kënga Magjike.


Gjithashtu, ajo tha se pas 10 vitesh e sheh veten me familje, drejtoreshë ose dhe avokate.

“Mund ta shoh veten në gjithçka, por vetëm të kem shëndet në rradhë të parë.”- u shpreh Ronela.

Ndërsa, fliste duke i dhënë makinës me moderatorin Kelvin Kadilli, Ronela u ndalua nga policia e shtetit.

Ajo dëgjohet teksa i thotë policisë “A mund ta mbaroj këtë intervistën se jemi LIVE, do iki direkt”. Ndërsa Kelvi i thotë me shaka “bëji të fala nga “Syri i keq”.
Shtuar më 22/10/2020, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori