Aksident në Lezhë, makina përplaset me kamionin (VIDEO)

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë, në rrugën e Tales.

Mësohet se një mjet tip “Benz” është përplasur me kamion i cili ishte i ngarkuar me malteriale ndërtimi.

Si pasojë e aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i Benzit, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plotë të aksidentit./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 14:52