U arrestua pak ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane, gjykata lë në burg Ilir Pajën

Gjykata ka lënë sot në burg Ilir Pajën, me qëllim ekstradimin në Itali. Mësohet se mbrojtja ka pretenduar se ai e ka përfunduar dënimin pasi është bërë bashkimi i dënimeve dhe në 2011, ish-krimet e rënda e kanë dënuar për krimet në Itali me 17 vite e tre muaj burg.

Kujtojmë se Paja u arrestua dy ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane. Ndalimi i tij është u bë mbrëmjen e 3 nëntorit në zonën e Laprakës në kryeqytet me qëllim ekstradimin në Itali ku është i dënuar me 25 vite burg.

Ai njihet me nofkën “UFO” nga drejtësia italianë, pasi është arratisur 2 herë nga burgu.

Në 2017 është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi vuante një dënim për plagosje të punonjësit të policisë në vitin 2008, Bledi Haxhimali, gjatë një operacioni në Tiranë për arrestimin e tij.