Rinës i vendosin këngën e Taynës në club, shikoni reagimin e saj (VIDEO)
Tayna dhe Rina janë reperet vajza më të famshme në shqipëri. Që në fillimet e karrierës mes tyre ka egzistuar një rivalitet të cilin e bënin më të dukshëm diss-et kushtuar njëra-tjetrës.

Megjithatë së fundi, Rina është shprehur se nuk ka ndërmend që të merret më me diss-et e repereve të tjera shqiptare.

Reperja madje është provokuar në një club në Prishtinë kur teksa ndodhej me dy miq, i kanë vendosur në sfond këngën e Tayna-s.

Dhe si reagoi Rina do të thoni!

Ajo vijoi muhabetin me miqtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje nga fundi i videos së publikuar nga “Lajmi.net”, Rina shihet duke kërcyer dhe tundur supet ndërkohë që kënga “Kce” është në sfond!

Epo s’mund t’i shpëtonte as ajo këtyre ritmeve!
Shtuar më 10/07/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori