Dominim i kthjellimeve, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria do të jetë në ndikimin e një presioni të lartë atmosferik i cili ndodhet i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Pritet që në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të fitës të jetë ultësira perëndimore, ndërsa vranësirat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë celcius der inë 18 gradë celcius.

Era do të fryejë e lehtë dhe deri mesatare më shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krujyar dallgëzim 1-2 ballë. /albeu.com