Bieta Sulo në pritje të ëmbël? Tullumbaci rozë që trazoi gjithçka

Moderatorja e njohur Bieta Sulo, së fundmi ka publikuar një foto teksa në dorë mban një tullumbace ngjyrë rozë.

Kaq mjaftoi dhe aludimet që Bieta është në pritje të ëmbël morën dhe’në.

Për të shuar të gjithë zërat Bieta sqaroi se në familjen e tyre do të vijë në jetë një fëmijë, por ajo do të bëhet teze dhe jo nënë.

“Një fotot pa tullumbace se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve, është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze. E vërteta e kësaj fotoje është më e thjeshtë : Ai tullumbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin… Gjithsesi, ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë dhe pse parashikoj që do ta kem djalë”, shkroi moderatorja.


Shtuar 20.09.2020 13:38