Rama: Nëse non-gratat do nxirreshin me lekë si byrekë nga sporteli i DASH, unë s’do të dilja dot nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama vazhdon fjalën e tij në Kuvend.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se opozita dëshinon të shqiptarët të besojnë një përrallë mitologjike, atë të aftësisë së tij për të penetruar në sistemet amerikane të sigurisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ndaloi as akuzat nga PD, për të cilën tha se ka lobuar në SHBA, duke eksportuar me kamion lobishtësh gjyle të panumërta në Uashington.

“Ju doni që shqiptarët të ngrihën në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë mitologjike të fuqisë time penetruese në të gjitha institucionet e sistemit të sigurisë amerikane, që i kam bërë të kërcejnë si të ishin ata barkderrat me flokë të lyera dhe me varse që hedhin valle në dasma me kartmonedha në ballin e djersitur dhe me ato kostumet Versace. Ju qofshi, seriozisht. Zoti i ndihmoftë rrugëhumburit që vijnë oas jush  me kuaj flokëkaltër dhe me autobus që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit ML, dhe disa persona të tjerë të lidhur me ta, që mbikëqyr europoli. Më thonë për tradhti kombëtare, që është akoma më e rëndë. Kam tradhtuar kombin se desha të eliminoj këta që eliminohet vetë këtu e dhjetë vjet, të shkatërroj demokracione duke përdorur FBI. Ta zëmë se e kam pëedorur FBI, kryeministri i një vendi miliongonë. Por nuk e kam këtë fuqi, e kam vetëm i zoti i Shtëpisë së Bardhë. Ku kam tradhtuar unë, kur jeni ju ata që keni marrë paratë ruse, jeni ju që i kani marrë. Fati i hetimit për këtë, atje matanë nuk dihet akoma, kurse këtu në Shqipëri ju i shpëtuat përgjegjësisë falë asaj  drejtësie që Gërdecin e mbylli si shpërthim teknikisht të gabuar dhe 21 janarin si histori vrasjesh pa autorë. Lavdi zotit për ju, që s’jam unë prokuror. Ka disa raste, historia është mësuesi më i mirë, që në vende jo demokratike dhe në vende që kanë qenë demokratike kur ka ndodhur masakra. Mos u nxitoni para kohe, para se koha të bëjë punën e saj”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri nuk ndali ironitë duke thënë se nëse non gratat të nxirreshin me lekë si byrekë nga sporteli i DASH, këtu vetëm Pandeli Majko kishte shpëtuar, ndërsa vetë as nuk do të kishte mundur të dilte nga banesa.

“Flasin dhe akuzojnë ata që kur ishin në qeveri, paguan miliona nga taksat e shqiptarëve për lobim në SHBA për të na goditur ne duke eksportuar me kamion lobishtësh gjyle të panumërta në Uashington. Sikur non gratat të nxirreshin me lekë si byrekë nga sporteli i DASH, këtu vetëm Pandeli Majko kishte shpëtuar nga ne që jemi këtëj, pa u damkosur. Imagjonini ku do ishte Fatmiri me Gramozin sot, bashkë me mua, po e po. Do ishim non grata, që s’do të dilnim dot nga shtëpia. Dolët ju nga Lana dhe mësuar se Amerikën e blika Edvin Kristaq Rama banues në Surrel. E paloska një Goni-Goni nga Tropoja dhe në fund e dyllokska një Dori Duçka që banon te kthesa e Tegut”, tha Rama


Shtuar 2.03.2023 11:42