Konfirmon Kremlini: Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë “në ditët në vijim”

Informacioni se Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë, pa dhënë një datë të saktë, u konfirmua nga Kremlini mesditën e së hënës.

“Pas ftesës së Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, Presidenti i Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Kim Jong Un do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Federatën Ruse në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë.

Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) gjithashtu raportoi për këtë çështje më herët, duke konfirmuar se Kim Jong Un do të takohet me Vladimir Putin gjatë udhëtimit të tij në Rusi.

“Kim Jong Un, me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin, së shpejti do të vizitojë Rusinë. Gjatë vizitës, Kim Jong Un do të takohet dhe do të zhvillojë negociata me presidentin Putin ”, tha agjencia e lajmeve koreano-veriore.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut duket se është nisur me një tren special për në Rusi, raportuan sot mediat koreano-jugore, duke cituar burime të larta qeveritare të paidentifikuara, por as Moska dhe Pheniani nuk konfirmuan orarin e saktë të vizitës./Albeu.com


Shtuar 11.09.2023 16:02