Partizani prezanton stadiumin e ri (FOTO LAJM)

Kompleksi i Partizanit po merr formë. Pas shumë viteve orvatje mes Elbasanit, stadiumeve të ndryshëm të Tiranës dhe Shqipërisë, skuadra e kuqe do t’i luajë shumë shpejt ndeshjet si pritës në shtëpinë e tij në periferi të kryeqytetit.

Kompleksi ku skuadra po stërvitet prej disa muajsh po merr formë të plotë dhe me kompletimin e shkallëve me ulëse, data e rikthimit në shtëpi për të luajtur edhe ndeshjet zyrtare, duket më e afërt.

Partizani prezanton stadiumin e ri ku do të luajë ndeshjet si

Partizani publikon disa foto me mbishkrimin “Coming soon”, çka do të thotë se brenda fazës së parë, stadiumi me kapacitet rreth 5.000 vende do të jetë gati për ndeshjet e Superiores dhe Kupës.

Partizani prezanton stadiumin e ri ku do të luajë ndeshjet si


Shtuar 7.09.2022 12:46