Ish- shoku i skuadrës sulmon Ibran: Është e çmendur t’ia bësh diçka të tillë (VIDEO)

ntervista e dhënë nga ish-shoku i skuadrës së Zlatan Ibrahimovic te Los Anglese Galaxy ka bërë bujë të madhe në media.

Sebastian Lletget ka sulmuar suedezin, teksa ka thënë se pa të në ekip skuadra luan më lirshëm. Futbollisti i Los Angeles zbuloi edhe momentin ku Ibra tregoi se si është në të vërtetë. Amerikani i referohet momentit të sezonit të shkuar, ku Ibrahimovic e shtyn Lletget nga muri për të markuar një prej kundërshtarëve.

“Është e çmendur t’ia bësh diçka të tillë shokut të ekipit. Unë e pyeta: ‘Ky është vetëm (kundërshtari), të qëndroj me të?’ Ai më tha: ‘Jo, qëndro në mur!’ Më pas, në momentin që do të gjuhej goditja e dënimit ai më shtyu. Po ta shihni edhe në video, unë reagoj shumë i qetë. Ai ishte momenti ku ai e tregoi se kush është në të vërtetë”, përfundoi Lletget.


Shtuar 7.03.2020 12:03