“Zoti të donte pranë vetes”, miqtë e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik, mesazhe ngushëllimi

Një aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke u marrë jetën tre të rinjve.

Një mjet tip Audi, me shpejtësi 260 km/h humbi kontrollin dhe nga mbikalimi i Saukut mbi një mjet tjetër autostradën Tiranë Elbasan.

Për pasojë humbi jetën drejtuesi i Audit, 20-vjeçari Klevis Ruçaj nga Fieri së bashku me dy vajzat që ndodheshin në mjetin e tij, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.

Nga aksidenti gjithashtu mbetën të lënduar dy persona të cilët udhëtonin me mjetin që Audi i ra përsipër.

Miq dhe të afërm të viktimave kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta e tre të rinjve në lule të rinisë.