Performanca e Timo Fllokos dhe të bijës, reagimi emocionues i Vera Grabockës nga regjia nuk duhet humbur (VIDEO)

Fundjavën e kaluar Timo Flloko mblodhi yjet në Butrint, duke krijuar emocione hyjnore për të gjithë të ftuarit e natës.

Linda Flloko, vajza e vetme e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës, ndonëse gjithnjë ka zgjedhur të rrijë larg vëmendjes mediatike dhe ekranit, nuk kishte si të mungonte në qytetin antik të Butrintit, në një natë magjike dedikuar të atit. Linda mori rolin e të atit dhe surprizoi të gjithë të pranishmit në Butrint. Ajo u shfaq në skenë me një fustan të bardhë të gjatë dhe interpretoi disa vargje nga poezia “Zogjtë”.

Teksa ata recituan si babë e bijë, ky moment dritherues ishte akoma më i vçantë për Vera Grabockën, e cila dukej plot emocion duke i ndjekur na regjia. Linda kishte udhëtuar nga California ku dhe jeton për të qenë prezente në këtë natë të veçantë për familjen.