Reagimi emocionues i gjashtë vjeçarit pasi merr dhuratën për festa (VIDEO)
Reagimi i adhurueshëm i një djali gjashtë vjeçar pasi mori një iPhone në Ditën e Krishtlindjes ka ngrohur zemrat e mijëra njerëzve.

Max Knowles, gjashtë vjeç, nga Anfield, u mbyt në lot pasi zhveshi dhuratën e befasishme të Krishtlindjes para familjes së tij.

Nëna e tij postoi një video të reagimit të tij, ku tregon reagimin e përzemërt të Maks për dhuratën.

Pas hapjes së dhuratës në video, e cila ka pasur më shumë se 20,000 reagime në Facebook, Max pyet me mosbesim: 'E morët këtë për mua?'

Gjashtë vjeçari atëherë fillon të qajë para se të vrapojë për të përqafuar mamanë e tij për të thënë faleminderit.
Shtuar më 31/12/2019, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori