Rasti i parë me koronavirus në Gostivar, numri i të infektuarve në Maqedoni shkoi në 48 (VIDEO)
Një grua 42 vjeçare e cila ka pasur kontakte me një koleg të saj muzikant i cili ishte infektuar, është rasti i parë me koronavirus në Gostivar, pohojnë për TV21 nga Spitali i Gostivarit.

Ajo dje vetë është paraqitur në repartin infektiv në spitalin e Gostivarit ndërsa nuk ka pasur simptome të virusit Kovid-19. Ajo tani është izoluar në spitalin e Gostivarit.

Mjekët thonë se gjendja e saj është stabile dhe nëse ka nevojë do të dërgohet në Shkup. Bëhet testim edhe ndaj bashkëshortit të saj ndërsa rezultatet do të dalin gjatë ditës së nesërme.

Pacientja ka ardhur nga Gjermania, atje ka kënduar, ajo është këngëtare profesionale dhe para disa ditësh ka ardhur në Gostivar. Ajo është nga Shqipëria por është e martuar në Gostivar. Ka ardhur me autobus, nuk ka pasur simptome. Dje kur është paraqitur unë nuk isha në punë, kolegu im e ka pranuar. Ajo ka thënë se ishte në kontakt me një këngëtar nga Kosova dhe se kanë kënduar së bashku në Gjermani. Dje morëm mostra, është së bashku me bashkëshortin e saj dhe janë izoluar në dy dhoma të ndryshme. Sot erdhi rezultati i saj pozitiv. Unë hyra në dhomën ku është ajo që të shoh nëse ka simptoma, por nuk kishte. Nuk ka përkeqësim të gjendjes së saj. Do të presim deri nesër që të shohim a do të jetë pozitiv rezultati i bashkëshortit të saj, tha Ratko Naumovski drejtues i Klinikës infektive në Gostivar në linjë telefonike për televizionin 21.
Shtuar më 19/03/2020, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori