E shoqja e dorëzoi në polici, shqiptari mohon se e kërcënoi: Ajo do të më shkatërrojë! Nuk do prokuror, do psikolog

Një 34-vjeçar shqiptar gjendet nën akuzë pasi bashkëshortja e tij ka bërë ndaj tij kallëzim penal për kërcënim me vdekje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, 7 qershor.

Siç ka deklaruar ajo, i shoqi e ka kërcënuar se do ta vrasë me kaçavidë në sy të djalit të tyre të mitur dhe këtë e kishte bërë dhe disa herë të tjera më parë.

Me këtë akuzë i riu shqiptar rrezikon 14 muaj burg, me tre vjet pezullim dhe mundësi ankimimi.

Por 34-vjeçari T.L. foli për protothema.gr  dhe jep versionin e tij për situatën që shqetësoi opinionin publik. Ai është një shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Volos dhe punon në një kompani komunale.

Ai akuzohet nga partnerja e tij 26-vjeçare K.P. , për dhunë në familje. Mirëpo, ai vetë nuk pranon asgjë, dhe shprehet se është i “tronditur” nga kthesa që mori çështja dhe pretendon se partnerja e tij po përballet me probleme psikologjike.

Fillimisht ai pohon se nuk e ka kërcënuar as me kaçavidë dhe as me gojë.

“Nuk e kam kërcënuar as tani dhe asnjëherë tjetër që kur jemi bashkë” , thotë ai.

I pyetur se përse partnerja e tij u detyrua të ngrejë padi ndaj tij, 34-vjeçari tenton të zbërthejë akuzat e saj.

Ai pretendon gjithashtu se e kishte kërcënuar në të kaluarën.

“Kam mbetur pa fjalë dhe nuk e di për çfarë është Çfarëdo që të them është pak. E kam paditur për shpifje, por nuk e mbajtën sepse ajo e ka fëmijën. Ajo më ka kërcënuar se do të më fusë helmin e miut në ushqimin tim. Nuk e di pse. Jam i shokuar. Kjo grua dëshiron të më shkatërrojë. Problemi i vetëm është në trurin e saj. Nuk do prokuror, do psikolog” tha ai.

I pyetur nëse do të tentojë të kthehet në shtëpi në të ardhmen, ai përgjigjet:

“Nuk po kthehem më në shtëpi. Do kërkoj të gjej një shtëpi tjetër. Ajo është e lirë të jetojë jetën e saj dhe të mos ketë frikë për jetën dhe fëmijën e saj. Të kthehet në shtëpi me fëmijën e saj, sepse fëmija po vuan. Por kur ajo të humbasë durimin, do të jetë tepër vonë për të gjithë ne. Ajo do të mendojë për atë që ka bërë dhe do ta gjejë veten në një rrugë pa krye.

Mos mendoni se për shkak të punësimit në Bashki do t’i zgjidhen problemet. Unë punoj që në moshën 14 vjeç dhe jam 34. Nëse do të shkoja në burg a do të ishte e lumtur ajo? Nëse do të hyja brenda ajo do të humbiste paratë që hynin në shtëpi. Tani do të kërkoj ta shoh fëmijën tim përmes sistemit gjyqësor”.