“Mirupafshim vogëlushe, të djeg akoma?’, Felipe Melos nuk i del inati me Chielinin dhe ironizon përsëri (FOTO LAJM)

Felip Melos nuk i del inati me ish-shokun e skuadrës Xhorxho Kielini, i cili e akuzoi se braziliani është më i keqi i gjithë të këqijve nga shokët e skuadrës dhe se gjithmonë ishte gati të krijonte sherre.

Duke i kujtuar eliminimin që i bëri me Galatasarajin në vitin 2013, Felipe Melo e përshëndet në një “Insta Story” me një foto ku duken ata të dy përballë njëri-tjetrit. Fotoja shoqërohet me këngën “Mirupafshim vogëlushe dhe me mbishkrimin “të djeg akoma?”

Ditën e djeshme, Melo iu përgjigj përsëri ashpër duke i thënë se Kielinit i djeg fakti që ai e eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve me skuadrën e tij të re, Galatasarajin, për të cilën la “Zonjën e Vjetër”.


Shtuar 10.05.2020 15:28