Ramush Haradinaj mbështet inicativën për krijimin e ushtrisë (VIDEO)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht në Colmar të Francës, gjatë një interviste për "Gazeta Blic", ka thënë se e mbështet iniciativën e krijimit të ushtrisë.

Haradinaj, duke treguar se kanë qenë dy mundësi që Kosova të bëhet me ushtri vite më parë, vlerësoi se nisma e Presidentit Hashim Thaçi për shndërrimin e FSK-së në ushtri, e cila ndodhi ditë më parë, është e duhur dhe më se e nevojshme.

Ai komentoi edhe kundërshtimet që erdhen rreth mënyrës procedurale të këtij transformimi nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie të cilët shprehen shqetësime rreth propozimit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2017, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori