Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, akuzohen për spiunazh

Dy shqiptarë të moshës 63 dhe 67 vjeç janë arrestuar nga autoritetet greke në Salaminë, pasi akuzohen për spiunazh.

CNN Grek raporton se dy shqiptarët e dyshuar për spiunazh u kapën në ambientet e zonës ushtarake në Bazën Detare  Ushtarake në Salaminë.

Dy shqiptarët janë pikasur nga ushtarët e marinës ushtarake greke, të cilët i kanë dorëzuar në polici. Sakaq dy të arrestuarit thanë para policisë greke se kanë qenë në gjendje të alkoolizuar kur kanë hyrë në Bazën Deatre Ushtarake, pretendim që rezultoi i vërtet pas kryerjes së testit të alkoolit.

Në vijim priten informacione konkrete në lidhje me rastin. Policia greke vazhdon hetimet./albeu.com/