Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Rama sulmon si kurrë më parë LSI-në: Kancer, parti e tepsisë së pushtetit (VIDEO)
Afrimi i ditës së zgjedhjeve ka ashpërsuar edhe gjuhën e liderëve politik. Edi Rama është duke kërkuar kudo 71 mandate, ose "timonin" siç e quan ai për të shmangur nga bashkëqeverisja LSI-në dhe partitë e tjera.

Rama ishte sot në Belsh dhe ka ashpëruar ndjeshëm gjuhën ndaj ish-aleatit të tij qeverisës, Ilir Metës dhe LSI-së. Rama e ka cilësuar LSI-në "kancer" dhe parti të "tepsisë së pushtetit"

Nëse nuk na çlironi nga ata që egjithnjë e duan një dorë në timoni e qeveirsjes për të mos na lejuar që të vrapojmë shpejt drejt së ardhmes, atëhere kurrë sdo ta realizojmë premtimin për dhënien e çertifikatave mbi tokën. Sepse për t'ja dalë në këtë mision kombëtar dhe për t'i kthyer të gjthë fermerët pronarë legjitim duhet të çlirojmë hipotekën nga kthetrat e partive të tepsisë së pushtetit. Duhet të shohim në hipoteka patriotë dhe njerëz të shkolluar, shërbëtor të popullit dhe jo kamikazë të partive që i përdprin hipotekat për të hipotekuar pushtetin dhe për t'u sjellë në çdo palë zgjedhje si të tretët të vërtetët që si do që të vijë punë të jenë gjithnjë në pushtet. Në 25 qershor jepini dërrmën këtij sistemi 27 vjeçar që ka brenda kancerin dhe metastazat që kanë përhapur në zyrat e shtetit partitë e tepsisë së pushtetit"., -tha Rama duke shënuar kështu sulmin më të fortë ndaj LSI-së gjatë kësaj fushate. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2017, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori