Rama pranon dështimin me ujin: Mjafton të shihni tarracat e pallateve në qytete
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e aksionit të madh të ujit në vend, i cili pritet të zgjasë dy vite dhe ashtu si me energjinë elekrike pritet të ketë edhe arrestime në fund të tij.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk është bërë asgjë me ujin e pijshëm gjatë këtyre 20 e kusur viteve, ku vlen të theksohet se katër vite nga këto kanë qenë nën qeverisjen e tij.

"Mjafton për të parë tarracat e pallateve për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me ujin gjatë këtyre viteve në vend. Sipas statistikave që kemi, mjafton që në këtë vend mjafton të përdorim vetëm 2 për qind të burimeve tona ujore për të garantuar furnizim të pandërprerë"., - tha Rama duke shtuar se gjatë qeverisjes së tij gjatë viteve të qeverisura prej tij janë investuar 400 milion euro.

"Në çdo katër litër ujë, vetëm një litër faturohet duke bërë që shteti të subvencionojë vit pas viti ujësjellësat që të mos falimentojnë. Vetëm një reformë e hekurt, e ngjashme me atë të energjisë elekrike mund të na japë zgjidhjen për të dalë nga ky sistem i falimentuar"., - tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 06/11/2017, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori