Rama: Po bëjmë diçka që do ta mbajmë mend si një mrekulli (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar një video në rrjetin social Facebook.

Kryeministru shkruan se shumica dërrmuese e qytetarëve janë super korrektë në zbatimin e rregullave.

“Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund”, shkruan ndër të tjera Rama.

Reagimi i plotë i kryeministrit:

“U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë!

🔴 Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë.

🔴 Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund🙏”.

Kujtojmë se në Shqipëri deri më tani 22 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, dhe 377 raste kanë rezultuar pozitive.
Shtuar më 06/04/2020, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori