Rama përsërit "Beratin": Zgjidhja hallin zotërisë ose shkarkohesh (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një dëgjesë me banorët e Shkodrës, ku ndër të tjera ka spikatur ultimatumi që i ka dhënë kreut të ALUIZNI-t të zonës.

Ndërkohë që zonja i ankohej për vonesat në marrjen e lejes së legalizimit, Rama i kërkon llogari drejtorit duke i dhënë afat orën 16:00 të ditës së nesërme, në të kundërt theksoi se do ta largonte nga detyra.

Diskutimet

Qytetari: ALUIZNI më ka tjetërsuar pronën.

Rama: Është këtu drejtori? Hajde këtu ti.

Drejtori: E njoh rastin. Ndërtimi i Maxhitit është nisur fillimisht me leje ndërtimi dhe më pas është shkelur leja dhe ka bërë një kat tjetër.

Problemi që nuk kemi mundur ti zgjidhim është që leja është marrë e certifikuar në ZRPP dhe në këtë moment nuk është më kompetencë e jona që ta anulojmë. Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme është nisur një grup auditi dhe ka dalë në përfundimin që është objekt social dhe ekonomik. Ne nuk mund të ndërhyjmë dhe kjo zgjidhet me rrugë gjyqësore.

Qytetari: Ti përgjigje ke kthyer, por ti e di që me rrugë gjyqësore unë që nuk e zgjidh kurrë.

Rama: Drejtori ka të drejtë. Ti ulu me drejtorin e hipotekës dhe bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni njeriun. Je kundër kësaj që po them unë?

Qytetari: Kam ngrenë kolpo.

Rama: Po edhe kolpo edhe në diell. Do t’ia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në 4 më ço mesazh që u zgjidh problemi.

Drejtori: Dakord.

Qytetari tjetër: Kam dhënë numrin dhe nuk vijnë të shohin shtëpinë për të bërë legalizimin.

Rama: Thuaj drejtorit edhe njëherë.

Drejtori: Është një nga 25 mijë aplikuesit. Në fillim të 2014 janë bërë 1 mijë legalizime. Deri më sot janë bërë 7 mijë. Ne do përpiqemi meqë po e qan hallin dhe unë do e vë në lëvizje menjëherë.
Shtuar më 24/07/2017, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori