Rama për takimin me Bashën: Ramë dakord, pastaj më thanë se ishte në gjumë
Kryeministri Edi Ramai ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetje nga Babaramo” ka folur për takimin me kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Ai tha se grupet negociatore ranë dakord për takimin, axhendën vendin dhe orën, por Basha e sipas tij e zvarriti takimin.

“Jua siguroj se grupet negociatore ranë dakord, por Basha e shtyu takimin. Jo një herë thoshte se ishte i lodhur, jo një herë na thanë se ishte në gjumë, jo një herë aleatët e kështu me radhë”, tha ndër të tjera Rama.

Babaramo :Basha tha sot se ka 5 ditë që pret të diskutojë me ju dhe kjo nuk po ndodh

-E pavërtetë! Sepse persona teknike ulen në tryezë për dokumenta të caktuara pasi fillon dialogu. Personat teknike, përcaktojnë axhendën, orën, vendin pastaj çfarë do të dilet pas dhe çfarë do të dakortësohet më pas, pastaj do e bënin personat teknike.

Babaramo: U përcaktua dhe ora?

-Po por nuk u konfirmua kurrë.

Babaramo:U përcaktua ora domethënë?

-U takuan dy personat dhe folën për orën, vendin, dhe nuk u caktua asnjë gjë më pas po nuk kanë rëndësi sepse nuk u bë asgjë

Janë detaje, kuriozitete dhe fakte që dëshmojnë
Unë flas të vërtetën, nëse ju mendoni se unë gënjej, puna juaj. U ra dakort për axhendën, vendin, orën

Babaramo:Axhenda për çfarë?

Atë që u desh të shkruanin ata

Babaramo: Atëherë pse nuk u bë?

Duhet të pyesni Lulzim Bashën se përse ka frikë për të mos u ulur me mua. Ju kujtohet kur thoshte ulemi po me kusht mos të flitet për Fierin. Imagjino t’i bëja unë një kërkesë kryeministrit të asaj kohe, më jep dorëheqjen dhe më pas të veprojmë sesi do veprosh me mua në dialog. Jemi në një moment qesharak dhe në një moment kur rrezikojmë të bëhemi qesharakë, dhe si ka mundësi që një parti e madhe si PD të mbyllet në një cadër dhe të refuzojë të mos shkojë në zgjedhje. Këtë nuk e kuptoj. Është një katund i tërë aty që i merr shqiptarët për budallenj. Zgjedhjet pa opozitën bëhen në vende diktatoriale. /Albeu.com/
Shtuar më 10/04/2017, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori