Rama tërbohet me qytetarin në telefon: Të q* robt! (VIDEO)
Pëlqej
"Boll vodhët, bëheni këtë vend", ka qenë kjo kërkesa e një emigranti shqiptar, Fabian Pinderi, për kryeministrin Edi Rama, që e ka vendosur atë në një situatë të pazakontë.

Pinderi i ka dërguar Ramës një mesazh të gjatë në Whatsapp ku shprehte revoltën për gjendjen në Shqipëri, por pas pak minutash, ai pretendon se është telefonuar nga kryeministri dhe është ofenduar rëndë.

Ai sqaron se është telefonuar nga një numër tjetër, jo ai i Ramës, shkruan JOQ.

"Përshendetje, i dergova sot këtë sms kryeministrit. Dëgjoni videon se si më shan me fjalor rruge. Më mori në telefon se i dhembi fjala vjedhje.

Rregjistrimin e bëra nga një telefon tjetër me shpejtësi se nuk e prisja të më merte në telefon", shkruan qytetari.

Në audio dëgjohet një person që i drejtohet qytetarit me fjalët: "Çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara."

Personi, zëri i të cilit është i ngjashëm me të kryeministrit Rama, vijon për disa sekonda me sharje ndaj Pinderit. /albeu.com/



Shtuar më 23/06/2018, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori