Rama nxjerr videon, merr me të mira mjekët pas kërcënimit me dorëheqje (VIDEO)
Pëlqej
Pak ditë më parë 7 mjekë kryesorë në QSUT dhanë dorëheqjen për shkak të kushteve të këqija dhe mbingarkesës në punë.

Kjo lëvizje e papritur e mjekëve dha alarm në ministrinë e Shëndetësisë duke shkaktuar lëvizje dhe negociata të vazhdueshme.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama përshëndetjen e mëngjesit ua ka kushtuar mjekëve të urgjencës në të gjithë vendin për punën e palodhur gjatë dhe pas përmbytjeve.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpishtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama. /albeu.com/



Shtuar më 07/12/2017, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori