Rama nuk gjen derman: Nuk i shkojnë studentët, ai hakërrehet rektorëve dhe dekanëve (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është në një garë më kohën për të detyruar studentët që të ulen para tij dhe atij të shfaqet si shpëtimtar pasi të pranojë tetë pikat.

Rama po bën sikur i kërkon llogari rektorëve dhe dekanëve, ndërkohë që ligjin në fakultete pas ndryshimeve në ligjin për Arsimin e Lartë e bëjnë administratorët e emëruar prej qeverisë.

Kryeministri nuk i ka mbajtur nervat dhe i ka rënë tavolinës duke kërkuar llogari tek drejtuesit e universiteteve.

Kryeministri fton vazhdimisht studentët për dialog, por deri më tani praktika ka treguar se kush ka pranuar të ulet më të është delegjetimuar dhe në fund tallur.

Kjo është arsyeja kryesore se përse studentët nuk pranojnë të ulen me Ramën duke i thënë më parë që duhet të plotësojë tetë pikat. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori