“Kufomat e ushtarëve rusë janë kthyer në ushqim për qentë”

Gjenerali i Forcave të Armatosura të Ukrainë, Dmytro Marchenko ka reaguar ashpër ndaj ushtarëve rusë, të cilët prej 15 ditësh nuk i kanë ndalur sulmet në Ukrainë, ndërsa janë bombarduar edhe civilë. Mi nisjen e pushtimit të Ukrainës, Rusia nuk e kishte menduar se do të përballej me një rezistencë të fortë nga ana e Ukrainës.

Ushtarët rusë kishin shpresuar për një fitore të shpejtë në Mykolaiv, një pikë kyçe për kontrollin e Detit të Zi, ndërsa kishtin pretenduar edhe realizimin e një sulmi përfundimtar në Odesa, porti më i madh ky i Ukrainës.

Por duket se tashmë shpresat e tyre janë shuar.

Ata ndeshën në një rezistencë kokëfortë, tipike për vendosmërinë e vendit për të mbizotëruar.

Banorët e qytetit historik kanë luftuar duke detyruar trupat e presidentit Putin që tq tërhiqen nga aeroporti që ata pushtuan gjatë fundjavës.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme predhat nuk u ndalën mbi qytetet ukrainase.

Gjenerali Dmytro Marchenko, i Forcave të Armatosura të Ukrainës,tregon se nuk është trembur nga forcat ruse

Ai tha se armiku po i linte trupat e të vdekurve aty ku ata u vranë.

“Është e pakëndshme ta thuash këtë, por kufomat e tyre janë ushqim për qentë endacakë,” tha ai në një intervistë për The Times .

“Ne nuk jemi në gjendje t’i marrim ata për shkak të sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse në ato zona.”

Ai u zotua se njerëzit e tij do të vrisnin dhjetë rusë për çdo civil të vrarë në betejën për Mykolaiv , në verilindje të Odesës.

“Ne e dimë se cilët janë këta njerëz. Ne kemi një sasi të madhe inteligjence, duke përfshirë edhe partnerët tanë amerikanë. Ne garantojmë se nuk do të qëllojmë asnjë ushtar rus që dorëzohet. Gjithashtu, ne garantojmë që ekuipazhet ruse të tankeve nuk do të kenë asnjë dëm nëse ata vijnë në linjat tona me armët e tyre kryesore të kthyera nga ne. Nëse kanë kryer krime, do të gjykohen, por do të jenë të gjallë. Pjesa tjetër do të bëhet ushqim për qentë.”, tha më tej ai.

Zyrtarët në Mykolaiv, të udhëhequr nga Vitaliy Kim, guvernatori karizmatik i rajonit, kanë thënë se presin një sulm brenda disa orësh.

Ata kanë frikë se rusët do të përpiqen të sulmojnë qytetin dhe marrin urën Varvarivskyi mbi lumin Pivdennyi Buh, e cila do t’u jepte atyre një rrugë të lehtë drejt Odesës.

Kim, 41 vjeç, i cili u zgjodh në vitin 2020, ka frymëzuar popullatën e Mykolaiv-it për të marrë armët në mbrojtje të lirisë dhe vendit të tyre.

“Mykolaiv dëshiron që bota të dijë se ne jemi një qytet shumë i bukur me njerëz shumë të mirë. Dhe kur të përfundojë lufta, ne duam që turistë – jo rusë me armë – por njerëz nga e gjithë bota të vijnë këtu. Ne duam t’u tregojmë atyre se jemi një qytet krenar dhe kjo është arsyeja që nuk do ta lëmë kurrë armikun të hyjë këtu”, tha ai ndër të tjera.

Ndër të tjera tregoi se gjatë të martës 28 rusë ishin dorëzuar dhe se ishin të uritur, raporton BW.

“Ata janë të uritur, të pistë, të ftohtë. Ata kërkojnë ushqim dhe ujë. Ne do të kemi nevojë për ndihmë dhe autobusë për t’i larguar ata nga këtu. Ata po dërgohen nën shoqërimin e policisë në Kiev, Vinnytsia dhe qytete të tjera. Shumë prej tyre janë 19-vjeçarë ose 20-vjeçarë të cilët nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh rreth tyre. Ata thjesht po dërgohen këtu si mish për top. Mesazhi im për prindërit e tyre në Rusi është që të largojnë fëmijët e tyre nga këtu. Ne nuk kemi nevojë për to.”, ka thënë ai.

Koloneli Roman Kostenko, një veteran i Donbasit ka ndihmuar në mbrojtjen e Mykolaiv që nga dita e dytë e luftës.

“Me çdo ditë që kalon morali dhe qëndrueshmëria psikologjike e ukrainasve dhe këtij qyteti po rritet. Kam punuar me agjencitë e inteligjencës ukrainase dhe mund t’ju them se morali dhe qëndrueshmëria e forcave të armatosura ruse po bien me çdo goditje që forcat tona godasin kundër tyre. Ne do t’i shtojmë goditjet tona në atë masë sa që gjithçka që ata do të mendojnë të ikin sa më shpejt që të munden.”

Kostenko tha se zyrtarët ukrainas po përdornin informacione nga sendet e gjetura në automjetet ruse të braktisura ose të kapura dhe mjete të tjera për të përpiluar një listë me emra dhe adresa të shtëpive të kujtdo që kishte sulmuar civilët ose kishte kryer krime lufte.

“Unë i siguroj ata se pasi të përfundojë kjo luftë, ne do të veprojmë siç bëjnë izraelitët dhe ne do të ndjekim secilin prej tyre dhe do t’i ndëshkojmë ata.

Kim kishte një mesazh të thjeshtë për rusët teksa qëndronte jashtë zyrës së tij.

“Ne nuk do të heqim dorë nga qyteti ynë,” u zotua ai, “Nëse arrijnë të hyjnë, do të sulmohen nga çdo drejtim. Ne kemi një sistem rrjeti rrugësh me shumë ndërtesa të larta dhe do të jetë e lehtë të përdoren koktejet molotov nga çatitë. Ata do të digjen”, paralajmëroi ai.