Guardiola i “hap derën” Barcelonës: Mund të marrin çdo lojtar

Mediat spanjolle raportojë se Sterling është ndër lojtarët që pëlqehen nga Xavi dhe Barcelona dëshiron ta huazojë në afatin kalimtar të janarit.

Guardiola për Mundo Deportivo, ka folur për këtë situatë, duke thënë se Barcelona është atraktikve dhe në rast që e do anglezin, atëherë do ta bind.

“Sinqerisht, nuk kam asnjë ide. Por, nëse Barcelona është e interesuar në njërin nga lojtarët tanë, jam i bindur që mund t’i marrin”.

“Barcelona vazhdon të jetë atraktive, më shumë se atraktive. Barcelona mund t’i përdorë mediat për të ndikuar në transferime. Kjo është gjëja për Barcelonën, mund të bëjnë çfarë të duan, mirë ose keq”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përflitet për një shkëmbim të mundshëm mes Sterling dhe mesfushorit Frenkie de Jong, ku gjiganti anglez do paguajë edhe 20 milionë euro shtesë.


Shtuar 9.11.2021 13:31