Rama: Maqedonia në NATO nëse zbaton Marrëveshjen e Ohrit (VIDEO)
Pëlqej
Samiti i NATO-s në Uells i ka shërbyer kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të kërkojë njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të Aleancës, të cilët nuk e kanë bërë një gjë të tillë deri tani.

Duke mbajtur një qëndrim të fortë, kreu i qeverisë së Tiranës ka sqaruar se për të qënë pjesë e NATO-s Maqedonia duhet të zbatojë pikë për pikë Marrëveshjen e Ohrit.

Rama vuri theksin edhe në nevojën e përfshirjes së vendeve të tjera të Ballkanit në NATO duke filluar me Malin e Zi për të cilin ai kërkoi ftesë në strategjinë e saj të zgjerimit. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori