Rama i bën një kërkesë të paprecedentë Haradinajt (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka pritur të parin mysafir të Samitit informal të Liderëve të Ballkanit, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ata janë përshëndetur ngrohtë e nuk kanë munguar as batutat e të qeshurat mes tyre, pasi Rama i kërkoi që të heqe kollaren.

Ditën e sotme po zhvillohet në vilat qeveritare të Durrësit samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, ndërsa merr pjesë edhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Hahn. Takimi nisi në orën 10:00, ndërsa në fokus ka rritjen e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.

Në këtë takim po diskutohet gjerësisht mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit. Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.
Shtuar më 27/08/2018, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori