Rama i shpërndau videon ku imitoi Bashën, fenomeni i "Tik Tok" tregon si i lindi ideja (VIDEO)
Jona Shehaj u bë e famshme në rrjetin social "Tik Tok", pasi bënte
video ironizuese dhe humoristike.
Ajo u bë edhe më e njohur pasi imitoi kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe videoja e saj u shpërnda edhe nga
kryeministri Edi
Rama.
E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka treguar se si i erdhi ideja që të imitonte
Bashën.
Jona Shehaj tha në emision se ëhstë habitur shumë që u bë aq e famshme dhe që ka marrë shumë mesazhe.
“
Video për
Bashën lindi krejt natyrisht, këto patatet seç po më krijojnë, por e lash. Më pas iu riktheva dhe u ula e bëra. Më tha mamaja çfarë po bën, po bëj një
video për
Bashën.
Vetëm kur ditën tjetër më merr një shoku im në telefon dhe më thotë të ka shpërndarë
Rama videon. U habita se thashë
kryeministri. Nuk e prisja”, tha ajo.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 13:51