Rama "harron" atletet e bardha, me tuta sportive mbledh qeverinë në Velipojë
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Velipojë ministrat e rinj.

Sipas raportimeve nga vendi i takimit, ka qënë ministri Fatmir Xhafaj i cili ka mbërritur i pari në hotel.

Në videon më poshtë mund të shikoni kryeministrin Edi Rama i cili si gjithmonë ka ardhur pak me vonesë dhe me veshjen e tij e cila tërheq gjithmonë vëmendje.

Ashtu siç mund ta shikoni në videon më sipër, Rama ka zgjedhur të vishet shumë sportive, me triko sportive e tuta të ngushta në fund. Ndërkohë çuditërisht Rama nuk ka veshur atletet e bardha. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori