Babai i të resë greke që vdiq në aksidentin e trenave përlot me fjalët: Do kem pjata në tavolinë dhe karrigen e saj bosh

Një tjetër person i zhdukur nga përplasja e trenit në Tempe u identifikua mëngjesin e së premtes. Bëhet fjalë për 28-vjeçaren Elpida e cila ishte studente, identifikimin e së cilës e bëri të ditur vëllai i saj pas komunikimit që policët kompetentë të ELAS-it kishin me të.

“Ajo ka vdekur, më ka marrë policia”, tha vëllai i 28-vjeçares fatkeqe për ANT1. Sipas tij, familjes i është dhënë “urdhër i shprehur që të mos hapet arkivoli sepse trupi është në gjendje të keqe”.

“Kush mban përgjegjësi, sado dëmshpërblim të marr, shpresa nuk kthehet më”, tha vëllai i së resë.

Pak orë më parë, babai i 28-vjeçares tha se i kishte humbur shpresat për ta gjetur të gjallë, duke shtuar” “Do ta marr vajzën time të vogël në kuti, të copëtuar…”.

Unë e rrita vajzën time me perspektivat më të mira, që të mos vritet në ndonjë kurth. Çfarë mund të më thoni? I jap vetes kurajo për të mbajtur familjen. Do të vijnë Pashkët dhe unë do të kem pjata në tavolinë bosh dhe karrigen e saj”, shtoi babai i prekur. /albeu.com


Shtuar 3.03.2023 14:05