Rama flet për shkarkimin e ministrave, por "harron" diçka shumë të rëndësishme (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama zbardhi pak më parë shkakun e shkarkimit të katër ministrave të kabinetit të tij duke theksuar se nuk bëhet fjalë as për presion nga demokratët, as për performancë të ulët dhe aq më pak për përmbushje të kërkesave të Metës.

Ai i përmendi një nga një Saimir Tahirin, Bledi Ccuçin, Blendi Klosin dhe Ilir Beqaj duke vlerësuar punën e tyre gjatë këtyre tre viteve e gjysmë "lufte për të bërë shtet" siç tha ai.

Rama theksoi se do t'i çonte sërish katër emra socialistësh Presidentit Nishani për t'i dekretuar duke mos zbardhur ndërkohë se cilët do të ishin ata.

Pritet që emrat e ministrave të rinj të diskutohen gjatë ditës së nesërme në Partinë Socialiste.

Megjithatë, deri më tani përflitet se në kabinetin e Ramës për më pak se tre muaj do të jenë Pandeli Majko dhe Vexhi Muçmata. /Albeu.com/
Shtuar më 12/03/2017, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori