Sot 32-vjetori i themelimit të degës së PD-së në Elbasan, Boçi: Kam vendosur t’i hyjë detit në këmbë

Sot Partia Demokratike feston 32-vjetori e themelimit të degës së PD-së në Elbasan.

Për pasojë demokratët mbështetës të Sali Berushës kanë organizuar sot një ceremony festive për 32 vitet e PD-së në Elbasan.

I pranishëm në ceremoninë festive është gjithashtu edhe kreu i PL-së, Ilir Meta.

Kandidati i Berishës per kryetar në bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi tha gjatë fjalimit të tij ne ceremoninë festive se kandidatura e tij për krytar bashkie është beteja e çdo qytetari, beteja e çdo demokrati për të çuar deri në fund qëllimin e partisë.

Boçi u shpreh se ka vendosur si misionar që t’i hyjë detit ne këmbë, për t’i kthyer Elbasanit jetën e ndriçimin që meriton.

“Personalisht, unë jam një prej anëtarëve të kësaj partie dhe kam vendosur bashkë me ju si misionar ‘t’i hyjë detit në këmbë’, për t’i kthyer Elbasanit jetën, ndriçimin dhe zhvillimin që meriton. Kandidimi im nuk është sfida ime politike dhe nuk është as lufta ime personale. Ajo është beteja e çdo qytetari, beteja e çdo demokrati për të çuar deri në fund qëllimin për të cilin u themelua kjo forcë e mrekullueshme politike. Si ditë feste, le të jetë kjo dhe një ditë refleksioni për të gjithë ne, për të lënë pas inatet, mëritë, keqkuptimet, interesat e ngushta dhe së bashku të ndërtojmë komunikimin dhe bashkëpunimin e idealeve të përjetshme, për një Parti Demokratike të suksesit e të fitoreve, për një Parti Demokratike të bashkuar. Gëzuar të gjithëve”, u shpreh Boçi./Albeu.com/ 


Shtuar 20.01.2023 20:11