E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Ralfi dje dhe sot! Dikur bënte be se do digjte mandatin, sot u betua (VIDEO)
Ralf Gjoni, mori sot mandatin e deputetit, gjë e cila u shoqërua me mjaft ironi në rrjetet sociale për vetë qendrimet e tij të mëparshme, të cilat kanë qenë kryekëput të kundërta me ato të tanishmet.

Në videon e mëposhtme, shihet qëndrimi i Gjonit në emisionin e gazetarit Artur Zheji, ku deklaronte se “nëse do të ishte deputet i PD apo LSI, do të kishte djegur mandatin”.

Këtë deklaratë, Gjoni e justifikonte me korrupsionin e qeverisë “Rama” dhe problemet e keqqeverisjes.

Por, ndryshe nga atëherë, sot, Gjoni pranon të marrë mandatin e deputetit.
Shtuar më 21/03/2019, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori