Rai3: Kokaina "Made in Elbasani" do shkarkohej në portin e Vlorës dhe të Durrësit (VIDEO)
Vitet e fundit mediat italiane e kanë shkruar disa artikuj për drogën që vjen nga Shqipëria në vendin e tyre.

Në edicionin e lajmeve të orës 19:00 të ditës së sotme, Rai3 ka trajtuar çështjen e kapjes së më shumë se 300 kilogramë kokainë në Brazil që ishte me logon e klubit të futbollit "Elbasani".

Sipas gazetarit italian, kapja e kësaj sasie droge tregon lidhjet e drejtpërdrejta të mafias shqiptare me mafian në Amerikën e Jugut.

Në kronikë thuhet se kjo kokainë do të vinte në Shqipëri dhe do të shkarkohej në portet e Vlorës dhe të Durrësit.

Shtuar më 11/10/2019, ora 21:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori